Marco Asensio ka “rilindur” në Premier League, aty ku po shkëlqen me fanellën e Aston Villa-s, ku u huazua nga PSG në merkaton e janarit. Huazimi i tij te klubi anglez mbaron në fund të sezonit dhe do të rikthehet te PSG, por vetëm përkohësisht.

29-vjeçari nuk është në planet e Luis Enrique, ndaj i duhet të gjejë një ekip të ri dhe ofertat për të nuk mungojnë. Fichajes raporton se Asensio pëlqehet shumë nga Simone Inzaghi dhe klubi zikaltër është i gatshëm të paguajë deri në 20 milionë euro për transferimin e tij.

Një shifër kjo shumë e ulët krahasuar me atë që vlente më parë kur ishte pjesë e Real Madridt. Pavarësisht se vlera e tij ekonomike ka rënë, në fushë ai mbetet ende një lojtar cilësor dhe e ka treguar më së miri këtë gjë në ndeshjet e fundit me Aston Villa-n.

The post Inter hyn në garë për ish-yllin e Realit, duhen të paktën 20 milionë euro appeared first on Telesport.