Interi fiton 0-2 në transfertë ndaj Feyenoord, në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve, e luajtur në Rotterdam. Një fitore me shumë peshë për zikaltrit, që tashmë janë me një këmbë në çerekfinale.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 37-të, ku Barella asistoi mjaft bukur për Thuram brenda zone, francezi e kishte mjaft të lehtë të dërgonte topin në rrjetë në atë pozicion. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për zikaltrit.
Italianët e nisën mjaft mirë pjesën e dytë. Një aksion i shpejtë i zikaltërve, Zielinski tenton të shënojë vetë në rastin e parë, por topi kthehet mbrapsht nga lojtari kundërshtar, polaku asiston për Lautaro Martinez, argjentinasi dërgon topin në rrjetë në minutën e 49-të.
Në minutën e 65-të, Piotr Zielinski kishte shansin e artë për të trefishuar rezultatin, por polaku gabon nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Thuram. Goditja e tij u ndal mjaft bukur nga portieri i Feyenoord, Wellenreuther. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, Interi fiton 0-2.
Kujtojmë që në këtë takim luajti si titullar mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, i cili bëri vërtet një paraqitje të mire dhe luajti për 81 minuta.
The post Inter me një këmbë në çerekfinale, zikaltrit dalin me kokën lart nga Rotterdam (video) appeared first on Telesport.
