Interi duhet të bëjë të paktën tre javë pa Curtis Jones, pasi mesfushori anglez ka pësuar një dëmtim muskulor. Sipas Corriere dello Sport, analizat e kryera të enjten në mëngjes zbuluan një tërheqje në muskujt adduktorë të kofshës së djathtë. Klubi njoftoi se gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim.
Anglezi, i afruar nga Liverpooli gjatë verës, do të mungojë në ndeshjen e së shtunës në shtëpi kundër Parmës, gjithashtu do të mungojë në Champions League ndaj Club Brugge dhe Shakhtar Donetsk. Po ashtu anglezi do të mungojë edhe në dy ndeshjet e tjera në Serie A, ndaj Venezia dhe Bologna. Në dyshim është prania e tij në derbi më 31 tetor ndaj Milanit.
Ky është padyshim një lajm zhgënjyes për Jones, i cili qëndroi në “Pinetina” gjatë pauzës së ndeshjeve të kombëtareve për të punuar mbi formën e tij fizike, pas një fillimi të ngadaltë të aventurës në Milano.
The post Inter merr lajmin e keq, mesfushori do të mungojë për të tre javë pas dëmtimit në kofshë appeared first on Telesport.
