Përveç derbit në fushë, i pari për këtë sezon do të luhet të dielën, Inter dhe Milan po rivalizojnë mes tyre edhe në merkato.

Objektivi i përbashkët i klubeve të Milano-s është portieri i Leeds United, Illan Meslier, kontrata e të cilit me klubin anglez skadon në qershor të vitit 2026.

Inter e sheh francezin si pasuesin e mundshëm të Yan Sommer, pasi zvicerani pritet ta mbyllë me zikaltrit në fund të këtij sezoni. Në anën tjetër, edhe kuqezinjtë intereoshen për Illan Meslier, si një zëvendësues i mundshëm, në rast se nuk rinovojnë dot me Mike Maignan.

Një arsye e fortë pse të dy klubet interesohen shumë për Illan Meslier, është mundësia për ta transferuar falas gjatë verës së ardhshme.

The post Inter-Milan, derbi edhe në merkato. Objektivi i përbashkët luan në Angli appeared first on Telesport.