Inter-i ka marrë një fitore të thellë në Lecce, aty ku djemtë e Simone Inzaghit dominuan nga fillimi në fund dhe shënuan 4 gola. Serinë e golave e hapi Frattesi në minutën e 6′. Kapiteni Lautaro Martinez dyfishon shifrat në minutën e 39′.

Zikaltrit shënuan dhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Dumfries shënoi golin e tretë në minutën e 57′ dhe katër minuta më vonë Taremi shënon golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë.

Inzaghi i dha dhe disa minuta në dispozicion Asllani-t, mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 75′ në vend të Frattesi. Me këtë fitore, Inter nuk i ndahet Napoli-t. Ekipi i Conte-s kryeson me 53 pikë, 3 më shumë se zikaltrit, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

GOLAT LECCE-INTER 0-4

The post Inter nuk i ndahet Napoli-t, fitore bindëse e zikaltërve ndaj Lecce-s (video) appeared first on Telesport.