Francesco Pio Esposito dhe Inter kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën deri në vitin 2032. Rregullat italiane më parë i kishin kufizuar kontratat deri në pesë vite maksimumi, por ndryshimet e fundit lejojnë edhe gjashtë sezone/vite, dhe ky është një nga shembujt e parë që do përdoret në Serie A, tani e tutje.

Esposito festoi ditëlindjen e tij të 21-të në qershor dhe deri tani ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë tetë asiste në 53 ndeshje zyrtare me fanellën e Interit.

Kontrata e re do ta përmirësojë pagën e tij në 2.7 milionë euro neto për sezon, krahasuar me 1.85 milionë euro që fitonte më parë.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e Francesco Pio Esposito: sulmuesi i lindur në vitin 2005 do të qëndrojë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2032”, thuhet në njoftimin e shkurtër për shtyp të klubit zikaltër.

Pas sigurimit të rinovimit të Esposito, klubi zikaltër po punon për disa rinovime të tjera të rëndësishme në skuadër, të cilat duhet të mbyllen gjatë këtij sezoni. Rasti më urgjent është ai i Federico Dimarco, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2027, me opsion zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

The post Inter përdor ndryshimet e fundit të rregullores dhe rinovon me yllin e skuadrës deri në vitin 2032 appeared first on Telesport.