Inter ka zyrtarizuar gjatë javës rinovimin me Federico Dimarco deri në vitin 2028. Kontrata e mëparshme e italianit skadonte në qershor të këtij viti, duke e bërë atë një objektiv për shumë klube të mëdha, mes tyre edhe Barcelona.

Klubi katalanas u përpoq ta afronte Dimarco-n edhe verën e kaluar, duke shqyrtuar madje edhe një shkëmbim lojtarësh, ku Alejandro Balde do të shkonte tek Inter dhe italiani te Barcelona. Megjithatë, palët nuk arritën kurrë një marrëveshje.

Me rinovimin e fundit të kontratës, shanset që Dimarco të transferohet te Barcelona janë zvogëluar akoma edhe më shumë. Kështu që katalanasit duhet të shohin për alternativa të tjerë për krahun e majtë të mbrojtjes.

The post Inter pret në mes planin e Barcelonës me një lëvizje të vetme. Katalanasit ndryshojnë objektiv appeared first on Telesport.