Pas dy viteve e gjysmë në Arabinë Saudite, Ruben Neves duket se është drejt rikthimit në Europë. Për mesfushorin difensiv portugez ka një interes të madh nga Inter. Kontrata e portugezit me Al-Hilal skadon në qershor të vitit 2026, por largimi i tij pritet të ndodhë që në janar.

Një nga arsyet kryesore pse Ruben Neves dëshiron të rikthehet në Europë është për të qenë në formën optimale para Kupës së Botës, gjë që mund ta arrijë fare mirë te një klub si Inter.

Cristian Chivu e pëlqen shumë 28-vjeçarin dhe e sheh atë si një përforcim ideal për mesfushën, sidomos për aspektin mbrojtës. Sipas medieve italiane, marrëveshja mes palëve mund të arrihet shumë shpejt, ndërkohë që ende nuk dihet forma e transferimit dhe detajet ekonomike.

The post Inter projekton goditjen e madhe për janarin, gati të rikthejë në Europë yllin e njohur portugez appeared first on Telesport.