Pas tre fitoreve rresht, Inter është ndalur në barazim në shifrat 2-2 në transfertën ndaj Torinos, edhe pse zikaltrit ishin në avantazh të dyfishtë.
Sfidë e vlefshme për javën e 34-të në Serie A. Sfida u zhbllokua në minutën e 22-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe krosimit në fund të Federico Dimarco, ishte Marcus Thuram i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë.
Pjesa e parë mbyllet 0-1 në favorin e zikaltërve. Në minutën e 61-të, Federico Dimarco kroson nga këndi, Yann Bisseck shënon me kokë golin e dytë për Interin. Ky ishte asisti i 18-të për Dimarcon këtë sezon, si askush tjetër më parë gjatë një sezoni në historinë e Serie A.
Në minutën e 70-të, ishte Giovanni Simeone që ngushtoi shifrat me golin e tij dhe rihapi takimin. Në minutën e 77-të, Nikola Vlasic barazon shifrat 2-2, duke u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë nga Carlos Agusto brenda në zonë dhe ndërhyrjes së VAR.
Në minutën e 83-të, Inter gjen golin me të sapofuturin në fushë, Henrikh Mkhitaryan, por që anullohet për pozicion jashtë loje. Ndeshja mbyllet 2-2. Inter shtyn festën e titullit, ndërsa Torino kënaqet me një pikë dhe renditet në vendin e 13-të.
The post Inter shtyn festën e titullit, zikaltrit ngecin në Torino. Dimarco shkruan historinë (video) appeared first on Telesport.
