Arsenal bëri më së miri detyrën në shtëpi duke fituar 3-0 ndaj Lille në “Emirates”. Londinezët shënuan tre gola për shtatë minuta në pjesën e dytë. Në minutën e 64-të, zhbllokoi shifrat Jurrien Timber. Eberechi Eze dyfishoi shifrat në minutën e 67-të. Bukayo Saka shënoi të tretin në minutën e 71-të.

SHIKOGOLAT

Inter është befasuar në shtëpi, duke u mundur 3-4 nga Club Brugge. Protagonisti kryesor i takimit, Nicolo Tresoldi, me tregolëshin e tij. Në minutën e 30-të, Tresoldi kaloi belgët në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë, Lautaro Martinez barazoi shifrat për zikaltrit. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në minutën e 63-të, Nicolo Tresoldi “hesht” sërish “San Siron”, pasi shënoi golin e dytë, pas një gafe të Josep Martinez. Në minutën e 74-të, Tresoldi kompleton tregolëshin e tij, duke kthyer në rrjetë topin e khtyer mbrapsht fillimisht nga pritja e Martinez.

Në minutën e 82-të, Lautaro rihap sërish takimin, duke shënuar golin e tij të dytë. Argjentinasi dërgoi në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja që bëri portieri i belgëve ndaj Petar Sucic. Romeo Vermant shënoi për belgët golin e katërt në minutën e 87-të. Ange-Yoan Bonny shënon golin e tretë për ziklatrit në shtesë, por nuk kishte më kohë. Rezultati final 3-4 për Club Brugge.

SHIKOGOLAT

Në sfidat e tjera, Atletico Madridi fitoi në “Metropolitano” 2-0 ndaj Atletico Madridit, me golat e Pablo Barrios dhe Ademola Lookman. Villarreal fitoi 3-1 ndaj Napolit, italianët shënuan të parët me Amir Rrahmanin. Leipzig fitoi 1-0 ndaj PSV.

The post Inter turpërohet në shtëpi, Tresoldi makthi i zikaltërve. Arsenal dhe Atletico “ok” (video) appeared first on Telesport.