Fiorentina është prej skuadrave më të interesuara për shërbimet e mesfushorit të Shqipërisë që aktivizohet tek Interi, Kristjan Asllani.
Asllani nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Kristian Kivu, dhe drejtori sportiv Piero Ausilio e ka hapur derën për një largim të tij. Megjithatë, për Asllanin, Interi kërkon prej 18 deri në 20 milionë euro. Ky çmim është shumë i lartë dhe nuk përballohet nga Fiorentina, ka njoftuar “Corriere dello Sport” të dielën.
Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028. Te kjo skuadër u transferua nga Empoli në vitin 2023 për 15.7 milionë euro. Në edicionin e kaluar i pati tri gola të shënuar e po aq asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat.
The post Interi cakton çmimin e largimit të Kristijan Asllanit appeared first on Alsat.
