Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Piqué, ka folur gjatë finales europiane të “Kings League”. Këto janë deklaratat e tij të mbledhura nga TMW:
Cila është skuadra jote e preferuar për finalen mes PSG dhe Interit?
Le të fitojë më i miri, të dyja skuadrat e kanë merituar, le të shohim kush do të fitojë.
Mes Donnarumma dhe Sommer, cilin zgjedh?
Jo, nuk e di. Janë dy skuadra të mëdha, me lojtarë të shkëlqyer, ku bëjnë pjesë edhe dy portierët. Le të fitojë më i miri.
A mund ta fitojë Dembélé ‘Topin e Artë’?
Unë preferoj një nga Barcelona. Lamine Yamal është më i miri.
Një legjendë italiane që do ta doje në ‘Kings League’?
Totti.
The post “Interi dhe PSG e merituan finalen, le të fitojë më i miri. Ëndërroj Tottin në kampionatin tim” appeared first on Telesport.
