“Interi dominoi Serie A në sezonin e kaluar, patjetër është skuadra që duhet mposhtur. Napoli është në epërsi, i cili pa angazhime në Kupat e Europës mund të rikuperohet dhe t’i përgatisë më mirë ndeshjet. Juventusi është afër, ka bërë shumë mirë në Champions League në dy bndeshjet e para. Në Serie A mund të bëjë më mirë. Po, edhe Juventusi mund të luftojë për ta fituar  kampionatin”.

Kjo është analiza e bërë nga Gianluca Zambrotta rreth garës për kreun dhe titullin e Serie A. Jo vetëm emra të mëdhenj, por edhe surpriza në krye të renditjes. Këto janë favoritët e ish-mbrojtësit të Juventusit dhe kombëtares axurre: “Më kanë befasuar Udinese dhe Lazio e Baronit.

Dy skuadra që bëjnë mirë taktikisht, vrapojnë dhe luajnë futboll të shkëlqyeshëm. Më pas u godita nga forca e Napolit, pas një viti katastrofik. Bëri një gabim në ndeshjen e parë të këtij kampionati, më pas u rikuperua falë Conte. Napoli do të jetë ndër rivalët kryesorë të Interit”.

Më tej Zambrotta u fokusua te Conte, me të cilin luajti për shumë vite: “Ai ishte kapiteni im, kur mbërrita te Juventusi. Luajta me të edhe në ekipin kombëtar. Antonio ishte një forcë lëvizëse, motivues i madh, njeri i dhomës së zhveshjes.

Donte të fitonte gjithmonë, madje edhe në ndeshjet e kontrollit brenda grupit. Ai i ka ruajtur këto karakteristika edhe si trajner, gjithmonë përpiqet të marrë maksimumin nga lojtarët”.

The post “Interi është skuadra për t’u mposhtur, por Napoli ka Conten fitimtar. Kujdes edhe nga Juventusi” appeared first on Telesport.