Interi është plotësisht në garë për titull. Nëse Napoli ka treguar forcë dhe pjekuri ndaj Juventusit, zikaltrit e kanë rilançuar veten me fitore bindëse ndaj Comos.
Nga studiot e DAZN, Andrea Stramaccioni vlerësoi veçanërisht Hakan Calhanoglu: “Një princ i kampionatit tonë, një nga ‘regjisorët’ më të mirë në Europë. Pas zërave për largim në verë, turku mori sërish drejtimin e skuadrës me gola, personalitet dhe lidership”.
Stramaccioni theksoi edhe dorën e Cristian Chivu: “Luan me presion të lartë, që përfshin edhe portierin në ndërtim. Kjo e falimentoi Comon për 20 minuta. Interi sulmoi vazhdimisht prapa mbrojtësve anësorë agresivë; goli i Lautaros dhe i treti ishin shembuj perfektë të rikuperimit të menjëhershëm, leximit të lojës nga Barella dhe finalizimit të sigurt të Calhanoglu”.
The post “Interi, favorit për titullin e Serie A. Calhanoglu është ‘princ’ i kampionatit tonë” appeared first on Telesport.
