Interi ka dalë nga Liga e Kampioneve si një nga zhgënjimet më të mëdha të këtij edicioni në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë. Jo vetëm nga fakti se është dominuesi i kampionatit italian, por edhe se vinte në këtë turne edhe si finalisti i edicionit të kaluar. Përballja me Bodo/Glimt, ka bërë që Interi i Kivu të vendoste rekorde negative për këtë turne që kur është ndryshuar formati duke u bërë Liga e Kampioneve. Kjo është hera e parë që nga edicioni 2012-2013, që një skuadër finaliste nuk kualifikohet mes 16 më të mirave në edicionin pasardhës.
Asokohe ishte Çellsi që nuk u kualifikua duke përfunduar e treta në grupin e saj kualifikues. Një vit më përpara, kishte qenë Mançester Junajtid që nuk ishte kualifikuar në të njëjtën mënyrë dhe këto janë tre herët e vetme kur një ekip finalist nuk ka shkuar deri në 16-she edhe pse i kualifikuar në turneun pasardhës.
Ndërkaq, Interi i Kivu shënoi edhe një natë historike negative për klubin në këtë turne, pasi kjo ishte hera e parë që dilte nga faza me eliminim direkt përballë një klubi që nuk bënte pjesë në 5 ligat e mëdha europiane.
The post Interi, finalisti më i dobët i 13 viteve të fundit appeared first on Alsat.
