Sipas“Corrriere Dello Sport”, pasi të mbyllet firma me Anzh-Jan Boni, Interi do të fillojë të mendojë për largimet, për të bërë paksa më të lehtë punën e Kivus edhe në reparte që duken të mbipopulluara apo ku priten afrime të tjera.
E përditshmja italiane bën të ditur se janë kryesisht 6 emra të cilët klubi do të mundohet të largojë për çështje bilanci, apo hapësire për emra të tjerë. Çalhanollu, Açerbi, Bisek, Taremi, Asllani dhe Fratezi janë 6 emrat që pritet të sakrifikohen për të mbushur arkën.
Për Asllanin e mikun e tij të ngushtë, Fratezin, bëhet fjalë gjithmonë për mundësi më të mëdha aktivizimi, pasi me afrimin e Suçiç, për ta do të ishte e pamundur në sezonin e ri që të gjenin vend në skemat e Kivu, i cili për më tepër luan me vetëm 2 mesfushorë qendre.
The post Interi gati të “skrifikojë” 6 titullar, mes tyre edhe Asllani appeared first on Alsat.
