Nga Spanja vijnë lajme jo të mira për Interin në garën për Cristian “Cuti” Romero. Atletico Madridi, rivali kryesor i zikaltërve për mbrojtësin argjentinas, po përgatitet të mbyllë tri largime që do t’i hapin rrugën transferimit të objektivit numër një të Diego Simeones. Sipas raportimeve, Thiago Almada është pranë kalimit te River Plate, marrëveshje që do t’i sillte Atleticos 20 milionë euro.

Kjo shumë do të përdorej për ofertën te Tottenham, e cila pritet të jetë rreth 30 milionë euro, ndërsa klubi anglez kërkon afro 40 milionë. Mediat spanjolle shtojnë se Romero tashmë e ka vendosur La Liga-n në krye të preferencave të tij. Atletico është gjithashtu pranë largimit të Nahuel Molinës drejt Romës dhe të Matteo Ruggerit, për të cilin po këmbëngul Aston Villa.

Ndërkohë, sipas Fabrizio Romanos, drejtuesit e Interit i kanë bërë të ditur Romeros se “për momentin nuk mund të procedojmë”. Edhe pse ekziston një bazë marrëveshjeje me Tottenham, Interi duhet fillimisht të shesë Benjamin Pavard ose Davide Frattesin. Nëse nuk realizohet shpejt një largim i rëndësishëm, koha mund t’ua kushtojë zikaltërve edhe këtë objektiv.

 

The post Interi i komunikon Romeros se nuk mund të veprojë tani. Koha po mbaron, Atletico Madridi përfiton appeared first on Telesport.