E ardhmja e Ademola Lookman mbetet pezull në aksin Inter–Atalanta. Atalanta vazhdon të kërkojë 50 milionë euro. Interi mbetet destinacioni i preferuar i lojtarit, që ka refuzuar oferta të tjera dhe pret që premtimi i bërë nga Atalanta për transferimin të mbahet.

Aktualisht i dëmtuar lehtë, Lookman nuk do të udhëtojë në Gjermani me skuadrën, por mund të bashkohet më vonë për miqësoren ndaj Këlnit më 9 gusht. Pavarësisht dëshirës për transferim, ai po tregohet profesional dhe nuk ka bërë presion publik për largim – një qëndrim që vlerësohet nga klubi bergamask.

Interi nuk ka ndërmend të ngrejë ofertën prej 42 milionë euro plus 3 milionë në formë të bonuseve në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa Atalanta po shqyrton alternativat e zëvendësimit, si Federico Chiesa apo Roëe i Marsejës. Të gjitha opsionet janë ende në tavolinë: nga një “jo” përfundimtare deri te një marrëveshje e mundshme në momentet e fundit.

The post ​Interi pret edhe pak orë përgjigje nga Atalanta për Lookman appeared first on Alsat.