Interi nuk është ai i sezonit të kaluar, por di të marrë pikët. Skuadra kampione e Italisë sot fitoi 1-0 në shtëpi kundër Venezias.

Goli i shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e 65-të, me asist të Dimarcos, mjaftoi për të marrë një fitore të rëndësishme, pavarësisht se rrisku i barazimit në fund ishte i madh.

Sverko në minutën e 98-të shënoi atë që do të ishte goli i barazimit, por gjyqtari duke përdorur teknologjinë vendosi se goli nuk ishte i rregullt.

Me këtë fitore, Interi e sheh veten në vendin e dytë me 24 pikë, një pikë larg Napolit kryesues.

The post Interi rrezikon deri në frymën e fundit! Fiton me Venezian dhe ruan hapin për titull appeared first on Telesport.