Autoritetet iraniane kanë dalë me një njoftim zyrtar, ku bëjnë të ditur se kushdo që arrin të gjejë pilotin amerikan, i cili është rrëzuar me avionin luftarak F-15, do të shpërblehet me 60 mijë dollarë.

Këtë e ka bërë të ditur korrespondentja e Sky News, e cila ka raportuar drejtpërdrejt nga Irani, duke shtuar se në terren ndodhen edhe forca amerikane që janë në kërkim të pilotit.

Avioni luftarak F-15 është rrëzuar në territorin iranian; njëri pilot ka arritur të shpëtojë, ndërsa tjetri vazhdon të konsiderohet i zhdukur.

“Sipas autoriteteve lokale, është vendosur një shpërblim për kapjen e pilotit – 60 mijë dollarë për këdo që e dorëzon atë të gjallë tek policia në zonë”, ka deklaruar Diana Magnay.