Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, foli për mediat në prag të ndeshjes që “red” do të luajnë në fushën e Ipswich, e vlefshme për javën e tretë në Premier League. Komenti i parë ishte për blerjen më të fundit, Bradley Barcola.

Jemi shumë të lumtur me Bradley. Ai ishte përparësia jonë: të nënshkruanim një lojtar shumë të mirë në atë pozicion. Ai ka ardhur me mentalitetin e duhur. Më pëlqen që ai e donte shumë Liverpool, ai thjesht donte të vinte këtu. Ky është një shenjë e parë e mirë”, tha trajneri spanjoll.

Më tej, Iraola shtoi: “Duke qenë lojtari që është dhe gjërat që ka fituar së fundmi, ai ka ardhur me gat ishmërinë për të na ndihmuar. Jam shumë i lumtur me të. Ai u stërvit mirë me ne dhe nëse gjithçka shkon mirë ai do të jetë i disponueshëm për nesër”.

“Ai është në një pozicion të mirë. Ai është stërvitur me ne tre herë. Ai nuk ka pasur minuta në parasezon, por është stërvitur normalisht me grupin. Është një vendim që duhet ta marrim. Duhet të marrim në konsideratë që ai nuk ka pasur minuta në parasezon”, tha Iraola.

The post Iraola: I lumtur për ardhjen e Barcola, mund të debutojë që këtë javë me Liverpool appeared first on Telesport.