Sulmuesi Alexander Isak ishte protagonist në fitoren 2-0 që Liverpool arriti dje ndaj Ipswich në Premier League, në fitoren e parë sezonale në kampionat për “reds”. Suedezi realizoi dy golat e fitores për skuadrën e Andoni Iraola.

Ne po prisnim fitoren e parë dhe po flisnim për ta parë mirë ndeshjen, gjë që nuk e kemi bërë kohët e fundit. Dhe e bëmë këtë me dy gola”, deklaroi Isak.

Me një parasezon normal, mendoj se po fillojmë të luajmë në mënyrën që duam, duke qenë ofensiv dhe duke sulmuar mbrojtjen. E treguam këtë dje. Shënuam dy dhe mund të kishim shënuar më shumë”, shtoi suedezi.

Më tej, Isak tha: “Nuk ishte e lehtë për mua. Ishte një dëmtim i gjatë, një sezon i vështirë në përgjithësi. Po mendoja: Dua të kem një Kupë Bote të mirë së pari dhe pastaj ta filloj mirë sezonin, gjë që mendoj se e kam bërë tani”.

“Ai sezon është disi pas meje, por nuk ishte e lehtë”, tha Isak.

The post Isak: Mezi e kam pritur këtë moment me Liverpool, sezoni i kaluar është lënë pas appeared first on Telesport.