Kandidati i AKI-së për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani tha gjatë mandatit të tij të ardhshëm, të gjithë fshatrat që kanë probleme me kanalizimin, do të ketë zgjidhje për ta ndërkohë që bëri të ditur se projekti ka filluar të realizohet. Siç tha Shabani, do të ketë kanalizim i gjithë territori i komunës.

“Në këto fshatra që mungon shumë shpejt do të bëhet, po në tërësi në gjithë territorin e komunës së Vrapçishtit, plani dinamikës është plan tre vjeçar, ku gjithë territori me 51 kilometër  do të ketë domethënë kanalizim i tërë territorit komunës së Vrapçisht”, tha Isen Shabani.

-Ju premtoni banorëve të Vrapçishtit që brenda afatit tuaj, në qoftë se vini për herë të tretë në krye të komunës së Vrapçishtit do e mbyllni këtë problematikë.

“Sigurisht që do të jem. Të jesh e bindur për këtë. Po u premtoj”, u shpreh Shabani.