
Kandidati i AKI-së për Vrapçishtin, Isen Shabani zyrtarizon marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike Turke – TDP, dega e Vrapçishtit për zgjedhjet lokale të 11 janarit. Sipas Shabanit me këtë marrëveshje përfaqëson vazhdimësinë e një bashkëpunimi, i cili është dëshmuar edhe gjatë qeverisjes së deritanishme në komunë, si dhe konfirmon se uniteti, mirëbesimi dhe vizioni i përbashkët janë themeli i zhvillimit dhe përparimit të qëndrueshëm. Shabani dhe TDP u shprehën të vendosura se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me fokus të përbashkët punën në interes të qytetarëve dhe realizimin e projekteve konkrete për komunën. /Alsat.mk
