Kombëtarja e Zvicrës do të zhvilloj dy ndeshje të rëndësishme në muajin tetor, ndaj Suedisë dhe Sllovenisë. “Helvetikët” do të luajnë të dyja sfidat në udhëtim, teksa trajneri Murat Jakin ka publikuar edhe listën me futbollistë të ftuar.
Kapiteni Granit Xhaka është si gjithmonë pjesë e listës, por ka edhe befasi nga Jakin. Mbrojtësi shqiptar, Adrian Bajram që u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë për herë të parë ftesë nga Kombëtarja A e Zvicrës.
Bajrami ka pasur paraqitje fantastike me Luzernin, derisa së fundmi u largua nga Shqipëria dhe tani do të ketë mundësinë të debutoj me “Helvetikët”. Në listën e Zvicrës është edhe Andi Zeqiri, i rikthyer pas një kohe mungesë në ekipin kombëtar zviceran.
Kujtojmë se Zvicra takohet me Suedinë në udhëtim më 10 tetor, derisa tre ditë më vonë përballet me Slloveninë
The post Ish mbrojtësi i Shqipërisë në listën e Zvicrës për sfidat e tetorit appeared first on Alsat.