Skuadra e Tiranës vazhdon afrimet e bujshëm në merkaton e janarit ku praktikisht po rindërtohet nga e para ekipi në dispozicion të trajnerit Ardijan Nuhiju. Bardhebluve do u afrohet një tjetër emër cilësor, mesfushori Kamer Qaka, i cili në vitet e fundit ka luajtur me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës. Fakti se Qaka kishte përfunduar si alternativë në stol te tetovarët bëri që ai dhe klubi të ndanin rrugët gjatë merkatos së janarit.
Për mesfushorin u interesuan menjëherë klube të ndryshme në Superiore, por ai gjeti shpejt akordin me Tiranën dhe do të mbërrijë në kryeqytet që këtë të premte për firmën në kontratë dhe për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Nuhiju.
Qaka mbërrin te bardheblutë me mjaft eksperiencë mbi supe pasi në karrierën e tij ka luajtur edhe në kampionatin norvegjez, rumun dhe hungarez. Në vitet 2017-2018, ai ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare në periudhën kur kjo e fundit drejtohet nga Kristian Panuçi, i cili e bindi të braktiste përfaqësuesen e Norvegjisë./Panoramasport/
The post Ish mesfushori i KF Shkëndija, do të firmos për KF Tirana appeared first on Alsat.
