Media shtetërore iraniane raporton se është caktuar një datë për funeralin e udhëheqësit suprem të ndjerë, Ali Khamenei.

Funerali i tij do të fillojë në kryeqytet më 4 korrik, me një varrim në qytetin verilindor të Mashhadit të caktuar për 9 korrik. 

Khamnei u vra nga një sulm ajror amerikano-izraelit në kompleksin e tij në Teheran më 28 shkurt.

Vdekja e Khameneit shënoi fundin e më shumë s e tre dekadave në krye të Republikës Islamike. Ai u pasua nga djali i tij, Mojtaba Khamenei, i cili nuk është parë ose dëgjuar në publik që kur mori rolin e tij.

Disa raportime kanë pohuar se udhëheqësi i ri është lënë i plagosur rëndë dhe nuk është në gjendje të flasë.

Ky pretendim u mbështet nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili tha më parë këtë muaj se Khamenei ishte “plagosur shumë rëndë”.

Trump tha se po e konsideron udhëheqjen e re të Iranit “më racionale, shumë të zgjuar”. Por ai shtoi se nuk ka folur drejtpërdrejt me udhëheqësin e ri suprem të Iranit.