Banorët e Strugës mund të marrin frymë lirshëm sepse pas një muaji ndalimi, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) sot pasdite miratoi një vendim sipas të cilit uji në Strugë mund të përdoret për pije si dhe për përdorim teknik. Ndalimi hiqet kështu sepse analizat e sotme treguan se ndotja e ujit është brenda kufijve normalë. Megjithatë, meqenëse vlerat nga burimi ende ndryshojnë, mostrat do të vazhdojnë të merren çdo ditë. /Alsat.mk
The post ISHP: Uji në Strugë mund të përdoret për pije si dhe për përdorim teknik appeared first on Alsat.
