Në një intervistë të fundit për The Sports Agents, Xavi Simons është ndalur edhe te largimi nga Barcelona dhe transferimi te PSG. Holandezi u shpreh se drejtuesit e Barcelonës nuk kishin besim tek ai.

“Ishte e qartë nga ana e tyre se ata nuk besonin tek unë. Në atë kohë, zgjodha të mos flisja sepse isha i përqendruar vetëm në fushë, por ata më thanë: ‘Kemi lojtarë të tjerë tek të cilët besojmë dhe duam t’ju ofrojmë atyre një kontratë, ju nuk jeni një nga lojtarët që janë vërtet pjesë e projektit’.

Kam qenë atje një pjesë të mirë të jetës time. Kam kaluar situata të ndryshme, kam përjetuar gjithçka atje, e gjithë fëmijëria ime ishte atje, kështu që e dua atë klub. Çdo gjë që doli në media më lëndoi mua dhe familjen time gjithashtu. Ata thjesht preferonin lojtarë të tjerë në atë kohë.

Unë zgjodha të shkoja te PSG pasi më ofruan një projekt vërtet të madh në moshën 16-vjeçare, duke pasur mundësinë të stërvitesha me lojtarët më të mirë në botë, kështu që vendimi ishte i lehtë”, tha Xavi Simons.

The post “Ishte e qartë që Barcelona nuk besonte tek unë. Në atë kohë, zgjodha të mos flisja…” appeared first on Telesport.