Një nga surprizat më të mëdha të merkatos së verës, është vendimi i Nico Paz për të qëndruar te Como, pavarësisht interesimit të Real Madridit për ta rikthyer argjentinasin.
Pablo Paz, babai dhe njëkohësisht agjenti i Nico Paz, konfirmoi se i biri do të vazhdojë te Como, dhe shpjegoi se si klubi italian ashtu edhe Real Madridi e konsideruan këtë vendim si opsioni më i mirë për zhvillimin e tij.
“Ishte një vendim i vështirë sepse Real Madridi e donte vërtet, por ata gjithashtu menduan se një sezon tjetër në Itali, me mundësinë e të luajturit në Champions League, do të ishte opsioni më i mirë për zhvillimin e tij. Nëse klauzola e riblerjes ushtrohet, ai mund të kthehet në Madrid në të ardhmen.
Ka ende disa detaje për t’u përcaktuar dhe rregulluar, siç është çmimi. Nico Paz është i lumtur sepse ndihet shumë rehat te Como dhe është shumë i vlerësuar atje. Ai është pritur në mënyrën më të mirë dhe është trajtuar me shumë dashuri në çdo mënyrë. Ana njerëzore është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe kjo e bën të ndihet rehat”, tha Pablo Paz, pas fitores së fundit të Argjentinës 3-1 ndaj Jordanisë, ku 21-vjeçari e nisi si titullar.
The post “Ishte një vendim i vështirë sepse Real Madridi e donte vërtet”, babai i Nico Paz zbulon pse i biri qëndroi te Como appeared first on Telesport.
