Në një intervistë për ARD, drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, konfirmoi edhe njëherë tjetër dëshirën e madhe të Bayern Munich për të nënshkruar me Anthony Gordon gjatë verës, por anglezi ishte shumë i shtrenjtë për ta.

“Ne fillimisht u përpoqëm për Anthony Gordon. Në një moment u bë shumë e shtrenjtë për ne. Pastaj zgjohëm Ismael Saibari, një kandidat i shkëlqyer, ku thamë se ai është pak më ndryshe nga Gordon.

Jo vetëm për krahët, por ai mund të luajë në katër pozicione në sulm. Pastaj patëm ndjesinë se mund të ishte një zgjedhje vërtet e mirë”, zbulo Eberl.

Ismael Saibari luajti së fundmi ndeshjen e tij të parë si titullar kundër Osnabrück dhe bëri një perfomancë shumë të mirë.

The post “Ishte shumë i shtrenjtë për ne”, drejtori sporiv i Bayern zbulon prapaskenën e merkatos appeared first on Telesport.