Ismet Ademi në Antwerp sonte në Click Plus në TV21 tha se qyteti ku ai garon është “qytet diamantesh”. Ademi tha se Antwerpe ka buxhet prej 2 miliardë euro. Ndërkaq, Ademi bëri të ditur se në Belgjikë jetojnë 140 mijë shqiptarë.

“Antwerpe është qytet diamantesh ka rreth 530 mijë banorë, duke e bërë qytetin më të madh të Flandrisë. Antwerpen është një qytet me shumë nacionalitete, me 174 nacionalitete. Në Perëndim ka shqiptar që depërtojnë në politikë, depërtojnë në biznese, vetëm në Belgjikë janë 140 mijë shqiptarë. 3 mijë biznese të regjistruara, në qytetin e Antwerpe ku jetoj 30 vite, jetojnë 6-7 mijë shqiptarë”, tha Ismet Ademi, kandidat në Antwerp.