Italia është duke udhëhequr 0-3 në Bursa ndaj Turqisë në ndeshjen e dytë në grup në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Sfida u zhbllokua në minutën e 9-të, ku Alessandro Bastoni gjeti golin pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit.
Në minutën e 22-të, aksion i shpejtë i “Axurrëve”, goditja e Michael Kaoyde ndalet nga Bayindir, por Davide Frattesi ishte në kohën dhe vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë.
Në minutën e 27-të, tjetër aksion fantastik i italianëve që gjejnë golin e tretë me Kayode, pas asistit të Francesco Pio Esposito. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Italinë.
Ndërkohë në Bruksel, rezultati momental mes Belgjikës dhe Francës është 0-0. Në minutën e 12-të, Franca iu afrua golit, por goditja e Desire Doue u përplas në traversë. Në minutën e 25-të, franczët pretendojnë për penallti pas rrëzimit të Doue në zonë, por arbitri vazhdoi lojën normalisht. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
The post Italia e papërmbajtshme ndaj Turqisë, “tërmet” në Bursa në pjesën e parë nga “Axurrët” (video) appeared first on Telesport.
