Ditët e fundit, bëri bujë prania e një klauzole lirimi në kontratën e Harry Kane, që prej një viti e gjysmë luan me Bayern Munich në kampinatin gjerman.
Sulmuesi anglez, që ka një kontratë deri në vitin 2027 me bavarezët, mund të largohet nga klubi gjerman në janar 2026, duke i paguar rreth 60 milionë euro.
Në këtë aspekt, ish-lojtari i Tottenham ka preferuar të japë një deklaratë të thjeshtë para kamerave: “Jam i lumtur te Bayern Munich”.
Kane, 31 vjeçnë 73 ndeshje zyrtare me bavarezët ka realizuar 72 gola, duke u konfirmuar një golashënues i vërtetë.
The post Iu zbulua klauzola që mund ta largojë nga Bayern, Harry Kane flet për të ardhmen appeared first on Telesport.
