“Barça kujdeset shumë për lojën e bukur, ndërsa ne kujdesemi vetëm për fitoren. Real Madridi ka shumë për të mësuar në këtë aspekt”, – tha Iván Helguera në intervistën e tij për ‘Bajo los palos’, podkastin e Iker Casillas. Ai u shpreh shumë kritik ndaj ish-ekipit të tij, duke thënë se nuk kishte kuptim largimi i Xabi Alonso dhe se Álvaro Arbeloa nuk është i përshtatshëm për të stërvitur Realin.
Helguera shpjegoi diferencën kryesore me rivalen e madhe, Barcelona: “Të pasurit një akademi shumë të fortë si e Barcelonës e ka lehtësuar gjithçka, gjë që Real Madridi duhet ta mësojë shumë. Ka shumë kohë që, përveç Asencio, nuk dalin lojtarë nga Real Madridi. Ky është një problem i madh. Barça kujdeset shumë për lojën e bukur, ne vetëm për fitoren. Për mua, është e rëndësishme ta lidhësh rezultatin edhe me lojën”.

Më tej vazhdoi: “Mbërrin një trajner dhe luan në një mënyrë, nesër vjen tjetri dhe ndryshon. Në Barcelonë nuk ndodh kështu; trajnerët duhet të përshtaten dhe e bëjnë. Ndoshta i mungon Barcelonës mentaliteti fitues, gjë që ne e kemi te Real Madridi. Mua më pëlqen shumë mënyra se si Barça e menaxhon akademinë e saj, është fantastike”.
Për çështjen Negreira, komentoi: “Mendoj se çështja Negreira ka më shumë karakter politik sesa tjetër gjë. Nuk ka interes që të ndodhë diçka tani, sepse Katalonjës i intereson shumë politika në shumë gjëra. Kur politika futet në sport, është keq”.
The post Iván Helguera kritikon Real Madridin e tij dhe lavdëron “armiken” e madhe, Barcelona appeared first on Telesport.
