Gazetar: Zekirija Haxhiu
Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Stojançe Jovanovskinn, burrin e të ndjerës Ivana Stojanoska e cila më 2 mars bashkë me vajzën e saj gjashtë vjeçare u hodhën nga ballkoni i banesës ku banonin. Para trupin gjykues dhe para prokurorit, dëshmoi dëshmitari Martin Sazdov, mik i Stojançes dhe Ivanës, e i cili ishte prezent në vendngjarje.
“Ditën kritike Stojançe rrahu Ivanën në vendin e saj të punës. Erdhi policia por Ivana nga frika nuk guxonte të fliste para policëve. Policët i thanë Ivanës nëse edhe një herë denoncon, do të paditesh. U nisëm për në gjykatë dhe Stojançe përsëri në veturë nisi ta godasë Ivanën derisa ajo humbi ndjenjat”, deklaroi Martin Sazdov – Dëshmitar.
- Stojançe rrahu Ivanën në vendin e saj të punës
- Policët i thanë Ivanës nëse denoncon edhe njëherë, do të paditesh
- Stojançe rrahu Ivanën edhe në veturë derisa humbi ndjenjat
Sazdov tha se që nga viti 2021 kur janë njohur, vazhdimisht e ka mbrojtur Ivanën nga dhuna dhe fyerjet e Stojançes. Madje një natë vonë, në afërsi të Shtipit, Stojançe e kishte hedhur atë dhe vajzën e saj nga vetura vetëm sepse Ivana kishte gabuar rrugën me aplikacion.
“Morëm vajzën nga shkolla dhe Stojançe rrugës në veturë vazhdimisht shante Ivanën. I tha do të shkojmë në banesë dhe mblidhi plaçkat mos të të shoh më. Pasi shkuam, Ivana na tha ta lëmë pak vetëm për 5 minuta. E mbylli derën e ne zbritëm poshtë. Ajo e thirri Stojançen me video lidhje derisa qëndronte në ballkon. I thash Ivana mos bëj ndonjë çmenduri por ajo nuk dëgjoi dhe e mbylli telefonin. Papritmas dëgjuam një përplasje të fortë në tokë dhe vrapuam shpejt. Pash Ivanën të mbuluar me gjak”, tha Martin Sazdov – Dëshmitar.
- Ivana mbylli derën e banesës
- E thirri Stojançen me video thirrje dhe u hodh nga ballkoni
Në seancë dëshmoi edhe Ivana Bellçeva e cila rastësisht në rrugë kishte parë Ivanën dhe Stojançen duke u grindur dhe kishte thirre policinë. Seanca vazhdon nesër me dëshmitarë të tjerë. Do të dëshmojë fqinja e Stojançes dhe mësuesja e Katjas./Alsat.mk.
The post Ivana e thirri me ‘video call’ Stojançen dhe u hodh nga ballkoni, dëshmitari rrëfen çfarë ndodhi më 2 mars appeared first on Alsat.
