Izraeli eshte kundërpërgjigjur me një valë të re sulmesh mbi kryeqytetin iranian, Teheran, si përgjigje ndaj raketave të dërguara nga Irani drejt Izraelit.

Forcat izraelite njoftuan se sulmet goditën zona të ndryshme, përfshirë Aeroportin Mehrabad, ku u panë flakë dhe shpërthime, ndërsa raketat iraniane u neutralizuan nga mbrojtja izraelite.

Lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar një rritje prej 30% të çmimeve të naftës në tregjet botërore, nivel që nuk është parë që nga viti 2023.