Të premtën mbrëma ishte një “Prime” i zjarrtë i Big Brother VIP Kosova.

Shumë zhvillime të ndryshme e karakterizuan këtë natë

Përplasjet mes dy shoqeve lidhur me profesionin, pra debatet mes Sarës dhe Gresës kanë qenë pjesë diskutimi si gjatë javës, ashtu edhe mbrëmë.

Afrimiteti i Sarës dhe Drilonit po ashtu, të cilët po përqafohen e po ledhatohen më lirshëm.

U diskutua edhe raporti i Xhenetës me Gjestin, ku ky i fundit edhe ka qarë nga akumulimi i gjithë situatës mes tyre.

Eliminimi i Lelës po ashtu ishte një moment pikant gjatë mbrëmjes, që jo shumë banorë i habiti ky largim.