Sezoni jashtëzakonisht i dobët i Ferrari, i cili e pa atë të binte nga vendi i dytë në të katërtin në kampionatin e konstruktorëve, ka ndikuar edhe në shpërblimin financiar që ka marrë “kokëkuqja” për vitin 2025.

Makina italiane do të arkëtojë 10 milionë euro më pak nga Formula 1 këtë vit krahasuar me vitin 2024. Skuadra që do të arkëtojë më shumë është natyrisht McLaren, që u shpall kampione për konstruktorë.

Pas McLaren renditet Mercedes e më pas Red Bull për sa i përket arkëtimeve për këtë sezon. Në vendin e fundit është Alpine, që do të arkëtojë 75 milionë euro. Gjithsesi, këtë vit skuadrat do të arkëtojnë në total më shumë se vjet.

Ndarja e të ardhurave, 2025

1.McLaren, 175 mln euro

2.Mercedes, 164 mln euro

3.Reds Bull, 152 mln euro

4.Ferrari, 141 mln euro

5.Williams, 130 mln euro

6.Racing Bulls, 119 mln euro

7.Aston Martin, 107 mln euro

8.Haas, 96 mln euro

9.Sauber, 85 mln euro

10.Alpine, 75 mln euro

The post Ja si shpërndahen të ardhurat e këtij sezoni, Ferrari zbret në vendin e kartërt, ja shumat për çdo makinë appeared first on Telesport.