Një jaht luksoz i sapondërtuar, me vlerë rreth 1 milion dollarë, është fundosur vetëm pak minuta pasi doli në det nga Kantieri Detar Medyılmaz në Turqi 🇹🇷.

Në bord ndodheshin pronari i jahtit, kapiteni dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Për fat të mirë, të gjithë arritën të notojnë deri në breg dhe shpëtuan pa lëndime.

Ngjarja ka shkaktuar bujë të madhe në mediat turke, ndërsa po hetohen shkaqet e incidentit që i dha fund “ëndrrës luksoze” pothuajse menjëherë.