Gazetar: Avni Tahiri

Kontejnerë të thyer, të stërmbushur dhe mbeturina rreth tyre. Kjo ishte gjendja e sotme nëpër disa pika grumbullimi të mbeturinave në Komunën e Çairit.

Qytetarët thonë se druajnë se po rikthehet koha kur nuk zbrazeshin kontejnerët. Disa ua hedhin fajin institucioneve për mosfunksionim të duhur, e disa tjerë thonë se mungon edhe vetëdija e përgjithshme e qytetarëve, pasi hedhin mbeturina vend e pavend.

”Nuk është pastër jo, ja edhe këtu edhe më poshtë, është katastrofë. Këto duhet nga Higjiena Komunale t’i largojnë, të angazhohen që të jetë më pastër, pasi këtu kalojnë fëmijë është e turpshme. Të vijë ndonjë nga jashtë të shohë këtë do të turpërohemi,” tha një qytetar.

Katastrofë është, ja shikojeni si janë kontejnerët e thyer. Ato të hekurit kur ishin më mirë ishte, ja këto tani të gjitha janë të shkatërruara, tha një tjetër qytetar.

”Çairi është komunë e vogël por me shumë popullatë, dhe mbeturinat që janë të rënda, nuk duhet të hidhen kauçë apo gjëra të tilla.” ”Ndërmarrjet duhet të funksionojnë por me ndihmën e shtetit, e populli duhet të vetëdijesohet dhe të ketë edukatë,” u shpreh një qytetar.

Nga Higjiena Komunale thonë se grumbullimi po zhvillohet sipas planit dhe se në Çair ka nisur një aksion për largimin mbeturinave dhe deponive jolegale.

“Aktivitetet për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave nga Ndërmarrja Publike ‘Higjiena Komunale Shkup’ në komunën e Çairit po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë. Në këtë komunë filloi një aksion disaditorë për largimin e deponive të egra, përkatësisht mbeturinave të hedhura në sipërfaqe publike dhe në rrugë,” thonë nga Higjiena Komunale

  • Aktivitetet po zhvillohen sipas planit
  • Aksion disaditorë për largimin e deponive jolegale.

Pavarësisht aksionit për pastrimin e deponive, qytetarët thonë se gjendja mbetet problematike dhe kërkojnë mirëmbajtje të rregullt të kontejnerëve. /alsat.mk

The post Janë rikthyer grumbujt e mbeturinave nëpër komunën e Çairit, një pjesë e banorëve ankohen për mospastrim të rregullt appeared first on Alsat.