Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se fatkeqësisht, në vendin tonë ka gjenerata të nxënësve që kanë 3 vjet vonesa në nxënie të diturisë, në krahasim me bashkëmoshatarët në Europë, përcjell TV21.

“Për fat të keq, kemi gjenerata të nxënësve që në moshën 15 vjeçe, kanë vonesa në dituri 3 vjet të plota, në krahasim me moshatarët e tyre në Europë. Kemi shkolla me tualete të improvizuara, pa salla të sportit, pajisjeve të IT-së, pa korniza për qasje të nxënësve me nevoja të veçanta”, tha mes tjerash Janevska.