Maqedonia e Veriut do ta përfundojë vitin 2025 me 10.2 miliardë borxh publik, tha zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski në emisionin “Biznis21”. Jankullovski mes tjerash theksoi se kur rritet ekonomia, është normale të rritet edhe borxhi publik, por siç shtoi duke respektuar edhe deficitin buxhetor.

“Borxhi publik deri në fund të tremujorit të tretë është 9,7 miliardë euro. Deri në fund të tremujorit të katërt do të jetë 10,2 miliardë euro. Por kur flasim për borxhin publik, rregulli është që ai të lidhet me përqindjen e BPV-së. Kur rritet ekonomia, është normale të rritet edhe borxhi publik, por duke u respektuar edhe deficiti buxhetor”, tha Jankullovski.