Inter Miami i Lionel Messi-t nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në javën e fundit të MLS kundër Charlotte FC. Goli i barazimit për Inter-in është shënuar pikërisht nga argjentinasi.

Leo nuk ka qenë i qetë gjatë gjithë ndeshjes dhe është kapur disa herë me arbitrin duke rrezikuar edhe kartonin e kuq.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë ka qenë i pakënaqur me disa nga vendimet e arbitrit kryesor.

Kulmi është arritur pas një penalltie të dhënë në favor të Inter Miami-t dhe më pas të hequr pas ndërhyrjes së VAR-it:

“Je një djal i keq. Bir k****, je një djal i keq”, kanë qenë fjalët që Leo i ka drejtuar arbitrit Touchan.

Inter Miami ka pasur mundësinë ta fitonte ndeshjen në minutën e fundit, por Luis Suarez ka gabuar në mënyr ëtë pabesueshme një metër larg portës.

Luis Suárez just full on missed an open net

That’s embarrassing man
pic.twitter.com/UY982yWYIb

— Pain.𝕏 (@GBarca_) September 29, 2024

The post “Je një bir k****”, Messi shpërthen kundër arbitrit. Gafë e pabesueshme nga Suarez (Video) appeared first on Telesport.