Kandidati për komunën e Strugës, Mendi Qyra tha se fokusi gjatë mandatit të tij do të jetë te mësimdhënësit që të kenë kushte me të mira pune, mundësi avancimi e trajnime profesionale. Qyra tha se do angazhohet në realizimin e projekteve për Strugën.

“Unë do të punoj që të gjithë mësimdhënësit të kenë kushte më të mira pune, mundësi avancimi, bashkëpunime të reja dhe trajnime profesionale. Sepse një Strugë e zhvilluar fillon me shkolla të forta dhe mësimdhënës të respektuar. Dua të them qytetarëve të Strugës me bindje të plotë, Mendi Qyra është fitues i këtyre zgjedhjeve. Si kryetar i ardhshëm, fokusin kryesor e kam vetëm te realizimi i projekteve për Strugën“, tha Qyra.