Manchester City do të luajë të mërkurën ndaj Juventus në Champions League. Një tjetër ndeshje delicate për “citizens”, që vijnë pas barazimit në kampionat, ndërkohë që edhe në Champions nuk po kalojnë një moment të mirë.
Jeremy Doku, një nga yjet e “zitizens”, këmbëngul se Manchester City do të arrijë të rikthehet në kohët e vjetra, duke shuar çdo zhurmë përreth. “Ne jemi përqendruar tek puna jonë dhe nuk dëgjojmë atë që ndodh jashtë nesh”, dha Doku.
“Në fund të ditës, kur çdo gjë shkon mirë, ata ju lavdërojnë. Kur gjithçka shkon keq, ju jeni më i keqi. Ne nuk dëgjojmë, ne përqendrohemi te vetja jonë, tek ajo që ndodh brenda nesh. Ne e dimë se së bashku do të jemi më të fortë
“Rivalët, mediat, të gjithë mund të thonë çfarë të duan. Ne thjesht qëndrojmë në idenë tonë. Mos harroni, jemi ende në dhjetor dhe kemi mundësi për ta kthyer sezonin në anën e duhur dhe të fitojmë trofe”, tha Doku.
The post “Jemi përqendruar tek vetja jonë, nuk dëgjojmë asnjë kritikë që vjen nga jashtë” appeared first on Telesport.
