Në këtë shtëpi jeton familja Arifi në Hasanbeg, e cila çdo ditë përballet me varfëri dhe sëmundje.
Njëra nga motrat është e paralizuar dhe është e shtrirë në shtrat. Rejhane Arifi rrëfen se ka dy fëmijë, dhe pasi e ka thyer këmbën nuk po mundet të kujdeset për ta.
Ajo thotë se u duhet ndihmë.

-Të më ndihmojnë për fëmijët, t’i shkolloj dhe mua për këmbën.
-Sa vjeç janë fëmijët?
-Vajza për 14, djali për 13 vjet. Me motër të paralizuar jemi, motrës së paralizuar ia kanë ndalë pagën.
-Pse?
-Nuk e di!

Shirete Arifi thotë se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk është në gjendje të punojë.

Është e vështirë pa babë dhe pa vëllezër, burrin motra e ka në burg dhe fëmijët duke u rritur. Është vështirë t’i rrisësh fëmijët, kush sa mundet kisha pasur dëshirë, kush sa mundet t’u ndihmojë motrave të mia”.

Gjendjen e tyre të keqe e pasqyron edhe kjo rrugë përplot me baltë në të cilën çdo ditë kalojnë. Të gjithë ata të cilët duan të ndihmojnë mund të kontaktojnë në numrin 070 217 868.