Roberto Carlos ka thyer heshtjen dhe ka reaguar ndaj shumë thashethemeve që janë përhapur mbi jetën e tij private ditët e fundit. Legjenda e Real Madridit dhe kombëtares braziliane është në proces divorci me bashkëshorten e tij aktuale, Mariana Luccon, ndaj së fundi është përfolur se është transferuar në ‘Ciudad Deportiva’ (qendra sportive e Real Madridit) në pritje të një zgjidhjeje përfundimtare.
Ish-futbollisti ka sqaruar situatën e tij private. Braziliani ka treguar për dy martesat e tij dhe 11 fëmijët nga 7 gra të ndryshme në vendin e lindjes, Meksikë dhe Alicante. Programi televiziv “Fiesta” ka raportuar se situata e tij familjare është shumë komplekse për momentin, me prindërit e gruas që jetojnë në njërën nga shtëpitë e tij, ndërsa Mariana qëndron në një tjetër. “Histori të pavërteta dhe të dëmshme për mua dhe familjen time”, – ka deklaruar ai.
— Roberto Carlos (@Oficial_RC3) January 8, 2025
Divorci me Mariana Luccon, me të cilën Roberto Carlos ishte martuar që nga viti 2009 dhe me të cilën ka dy vajza (Manuela dhe Marina), ka sjellë disa turbullira në jetën private të ish-legjendës së Real Madridit. Megjithatë, ka mohuar çdo lloj vërtetësie në lidhje me zërat që qarkullojnë për situatën e tij aktuale. Roberto Carlos ka mohuar thashethemet pas divorcit dhe përmes një deklarate të gjatë në rrjetet sociale ka bërë të qartë se ekipi i tij ligjor është duke vepruar:
“Ditët e fundit kam mësuar për histori të pavërteta dhe të dëmshme që qarkullojnë për mua dhe familjen time. Edhe pse e vlerësoj privatësinë, ndjej detyrimin të përballem me këto lajme të pabaza rreth situatës sime të banimit. Këto histori të sajuara janë krejtësisht të pavërteta dhe duket se janë krijuar për të gjeneruar klikime.
Unë jetoj në një rezidencë private, i mbështetur nga anëtarët e familjes sime. Ekipi im ligjor po shqyrton këto pretendime dhe do të ndërmarrë hapat e duhur. Kërkoj privatësi për çështjet personale dhe falënderoj ata që vazhdojnë të më mbështesin në këtë periudhë”.
The post Jeton në qendrën sportive të Real Madridit, pas divorcit? Roberto Carlos tërbohet me mediat: Lajme të pavërteta dhe të dëmshme appeared first on Telesport.

