Alessandro Bastoni do të jetë një nga personazhet kryesore të merkatos së verës. Për qendërmbrojtësin e Interit, interesi nga klubet e tjera është shumë i madh.
Përveç Barcelonës, që tashmë dihet që e ka objektiv kryesor transferimin e 26-vjeçarit gjatë verës së ardhshme, në garë për të janë të paktën dhe dy gjigantët e Premier League: Arsenal dhe Chelsea, sipas “Caughtoffside”.
Bastoni është nën kontratë me Interin deri në vitin 2028, por nuk përjashtohet mundësia për largimin e tij këtë verë. Inter është i gatshëm të heq dorë nga Bastoni, të paktën për shifrën 100 milionë euro.
Një shifër mëse e përballueshme për ekipe si Liverpool dhe Arsenal, por disi e vështirë për Barcelonën.
The post Jo vetëm Barcelona, edhe dy gjigantët e PL në garë për Bastoni-n. Inter vendos çmimin appeared first on Telesport.
