Christopher Nkunku pritet të largohet nga Milan në këto ditë të mbetura të merkatos verore. Francezi rezultoi një dështim në sezonin e parë te kuqezinjtë, ku shënoi vetëm 8 gola në 35 ndeshje dhe tashmë nuk bën pjesë në projektin e Ruben Amorim.

Milan investoi 37 milionë euro plus 5 milionë euro në bonuse (të cilat nuk u aktivizuan) për transferimin e Nkunku verën e kaluar nga Chelsea.

Për të shmangur një humbje kapitali, Milan ka nevojë për një shitje të përhershme me vlerë 30 milionë euro, shifër që vështirë për të mos thënë e pamundur të paguhet nga ndonjë klub në këtë moment për sulmuesin francez.

Megjithatë, Milan është i hapur edhe për huazimin me të drejtë ose detyrim blerjeje. Deri tani për Nkunku ka interes nga ish-klubi i tij Leipzig dhe Roma, por nuk ka pasur ende ofertë zyrtare në drejtim të Milanit.

The post Jo vetëm Leao, Milan kërkon të “shpëtojë” nga dështimi i madh në sulm. Pranohet edhe huazimi me kusht… appeared first on Telesport.